Koalicioni “Për Kosovën Fituese” premton siguri e mbrojtje të familjes
Koalicioni për Kosovën Fituese, përbërë nga AAK, Nisma, Konservatorët dhe Forumi Intelektual E30, sot shpalosi programin e tij para qytetarëve të komunës së Lipjanit.
Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se qytetarët duhet të votojnë për këtë listë, sepse me ta do të sjellin siguri dhe do të mundësojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai gjithashtu premtoi se brenda 3 viteve do të ulet çmimi i energjisë përmes investimeve në gazsjellës.
Ndërsa, Fatmir Limaj, partneri nga Nisma, tha se kanë një listë më të përgatitur dhe profesionale.
Kryetari i listës konservatore, Avdullah Klinaku, theksoi se ky koalicion ka një program të fokusuar në mbrojtjen e familjes.