Një person me probleme mendore në Skenderaj tentoi ta dëmtonte varrin e babait të tij, sulmoi edhe policët
Të martën një person me të meta psikike ka tentuar të dëmtojë varrin e babait të tij.
Sipas Policisë, ai ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një prej tyre ka kërkuar trajtim mjekësor, transmeton Zeri.info.
“Raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, ka tentuar të dëmtojë varrin e babait të tij, si dhe i njëjti ka sulmuar zyrtarët policorë, ku njëri ka kërkuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri