Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Fushë-Kosovë.

Një person i maskuar ka grabitur 300 euro nga një biznes, transmeton Zeri.info.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, ia ka grabitur 300 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri