Shkrepje aksidentale e armës nga policia në Mitrovicë, IPK-ja nis hetimet

Një shkrepje aksidentale e armës ka ndodhur sot në një pompë të derivateve në afërsi të Mitrovicës së Jugut, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se është informuar nga policia për një rast të shkrepjes aksidentale të armës, që raportohet të ketë ndodhur sot në një pompë të derivateve në afërsi të Mitrovicës së Jugut.

“Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale,” thuhet në njoftimin e IPK-së. Hetuesit e IPK-së kanë filluar veprimet fillestare hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.

“Veprimet tjera do të ndërmerren konform autorizimeve ligjore të Inspektoratit Policor,” theksohet më tej në njoftim.