Anulohet dënimi me tri ndeshje i Lewis-Skellyt

Dënimi me tri ndeshje moslojë i mbrojtësit të Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, që iu dha për karton të kuq ndaj Wolvesit të shtunën, është anuluar.

“Topçinjtë” apeluan ndaj vendimit për të përjashtuar 18-vjeçarin dhe një komision i pavarur rregullator mbështeti pretendimin e Arsenalit për ndëshkim të padrejtë, ka konfirmuar të martën mbrëma federata angleze.

Lewis-Skellyt iu dha karton i kuq direkt për faull ndaj Matt Dohertyt.

Arbitri Michael Oliver e vlerësoi ndërhyrje të rëndë, teksa vendimi u la në fuqi nga arbitri në VAR.

Ka pasur shumë reagime ndaj atij vendimi të arbitrit, por Lewis-Skelly u dënua ndërkohë me tri ndeshje moslojë.

Arbitri Oliver ishte kërcënuar dhe abuzuar pas atij vendimi, që tani doli se ishte i padrejtë.