Neymari rikthehet te Santosi
Kthimi i Neymarit në Santos tani është konfirmuar nga presidenti i klubit Marcelo Teixeira.
Al Hilali ra dakord reciprokisht me Neymarin për të ndërprerë kontratën e tij, gjë që do t’i lejojë atij të kthehet në klubin e tij të fëmijërisë në një transferim të lirë.
Teixeira postoi një video në Instagram me mbishkrimin: “Duket sikur dje, koha ikën kaq shpejt. Ka ardhur koha për të ndërtuar historinë tonë të re. Kthehuni në shtëpi, ne jemi me krahë hapur!. Më kujtohet, sikur të ishte dje, kur kapiteni ynë i përjetshëm Zito, së bashku me Alemaon, erdhën për të më treguar për një tjetër yll të zbuluar nga Betinho i munguar shumë. Emri i tij ishte Neymar. Një emër i ndryshëm sa talenti i tij. Dhe çfarë. Sa kënaqësi ishte të shikoje këtë djalë të rritet dhe të bëhet gjeniu që pushtoi Santosin, Brazilin dhe botën. Ti Neymar i ke dhënë lamtumirën Vilës për të realizuar ëndrrat e tua. Por ke lënë një premtim që nuk do ta harrojmë kurrë: ‘Po shkoj, por do të kthehem’. Të kujtohet, jam i sigurt se kjo frazë ju ka mbetur gjatë gjithë kësaj kohe. Ka ardhur momenti, Neymar. Ka ardhur koha që ti të kthehesh te njerëzit e tu. Në shtëpinë tënde, në klubin tonë të dashur. Mirë se vjen, djalë Ney! Djalë nga Vila! Eja dhe ji i lumtur përsëri me mantelin e shenjtë. Santos kombi ju pret krahëhapur”. /Zëri