DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën “Gajdexhiu” të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York

DJ me famë botërore Tiësto ka mahnitur fansat e tij në një koncert madhështor në New York, ku performoi një set të jashtëzakonshëm që zgjati plot katër orë. Ngjarja u mbajt në një nga skenat më të mëdha të qytetit dhe mblodhi mijëra adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë bota.

Ajo që bëri përshtypje të madhe gjatë performancës ishte vendimi i Tiësto për të përfshirë në setin e tij një remiks unik të një kënge të njohur shqiptare. Bëhej fjalë për këngën “Gajdexhiu” të këngëtares së mirënjohur shqiptare Zanfina Ismaili, e cila është një prej hiteve të saj të para dhe ka mbetur në kujtesën e publikut që nga publikimi.

Kënga, e orkestruar nga producenti Ilir A. Tolaj, shënoi fillimin e karrierës së Zanfinës në muzikën shqiptare. Interpretimi i saj u shoqërua me motive etnike dhe një frymë moderne që vazhdon të tërheqë vëmendjen e artistëve ndërkombëtarë si Tiësto.

Zanfina Ismaili, e cila ka mbi tetë vite që është tërhequr nga muzika, punon aktualisht në Radio Kosova, duke sjellë zërin dhe përvojën e saj në mediat radiofonike. Megjithatë, përfshirja e këngës së saj në një set të tillë global është një dëshmi e ndikimit të përhershëm që ajo ka lënë në skenën muzikore shqiptare.

tingujt e “Gajdexhiut” u kthyen në një moment krenarie dhe nostalgjie.

Performanca e Tiëstos dhe surpriza e tij me këtë remiks unik treguan se muzika shqiptare ka potencial për të kaluar kufijtë dhe për të mahnitur edhe audiencën globale. /Telegrafi/