Jorginho flet për të ardhmen e tij, mes lidhjeve me Flamengon
Mesfushori braziliano-italian, Jorginho, ka folur për të ardhmen e tij, mes lidhjeve me skuadrën braziliane, Flamengo.
Mesfushori aktualisht ka kontratë të vlefshme me Topçinjtë deri në fund të qershorit dhe pas përfundimit lojtari mund të largohet.
“Futbolli është plot surpriza, por fokusi im i plotë është ndeshja tjetër me Arsenalin. As thashethemeve nuk u kushtoj rëndësi”.
“Është një mundësi të kthehem në Brazil, nuk kam luajtur kurrë atje, kështu që është një derë e hapur për të ardhmen”, tha për TNT-në. /Zëri