Prishtinasi rrah gruan, prindërit dhe tezen e saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar të enjten në Prishtinë.

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari për shkak se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht gruan e tij, prindërit dhe tezen e gruas. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri