Pas protestave, nesër nis greva e përgjithshme në Serbi

Mediumi opozitar serb “N1” raporton se që disa ditë është duke u bërë thirrje në Serbi për një grevë të përgjithshme të institucioneve.

Pas protestave masive, mediumi raporton se do të ketë një lloj të “mosnënshtrimit civil” dhe “grevë solidarizuese”.

“Studentët u bënë thirrje qytetarëve të Serbisë për ndërprerje totale të të gjitha aktiviteteve të premten, më 24 janar. Ata thanë se termi 'grevë e përgjithshme' i referohet mosbindjes së përgjithshme civile” – raporton ky medium.

Sjellim ndër mend që gjatë javëve të fundit ka pasur shumë protesta masive kundë regjimit të Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë. Protestat u masivizuan për shkak të një aksidenti, ku u rrëzua një çati e stacionit hekurudhor, duke mbetur të vrarë 15 persona.