“Programi i kuponëve”, MASHTI fton për aplikim familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale
Ministria e Arsimit ka ftuar për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve.
Në njoftim thuhet se mund të aplikojnë familjet nga Prishtina, Gjilani dhe Lipjani.
“Ftohen për aplikim familjet nga komuna e Prishtinës, Gjilanit dhe Lipjanit, të cilat janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale dhe që kanë një apo më shumë fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç, për të përfituar nga Programi i Kuponëve”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se pilotimi i Programit të Kuponëve në periudhë prej gjashtë muajsh do të mbështesë edukimin dhe kujdesin në fëmijërinë e hershme për fëmijët e moshës 3 deri në 5 vjeç, duke u siguruar atyre vijimin në kopsht.
Aplikimi realizohet nëpërmjet e-Kosova, duke klikuar mbi shërbimin “Familja” dhe opsionin “Aplikimi i familjeve për përfitim nga Programi i Kuponëve”, apo duke klikuar në linkun https://ekosova.rks-gov.net/596