Hamza në Prizren: Industria kreative, një prej bazave të ekonomisë së re
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar sot një biznes në Prizren.
Ai është shprehur se industria kreative është një prej bazave të ekonomisë së re të vendit.
“Industria kreative është një prej bazave të ekonomisë së re të Republikës sonë dhe do të ketë mbështetje të plotë përmes granteve dhe subvencioneve për eksportuesit. Do ta kenë edhe mbështetjen time personale si kryeministër i ardhshëm”, ka shkruar Hamza.