Plumbi qorr godet zyrat e Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren

Është dëmtuar nga një predhë (plumb qorr) xhami i dritares në një zyrë të Inspektoratit Komunal në Prizren.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 20.01.2025, në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes njësitë policore, pas një pune operative hetimore, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, i cili kishte shtënë me armë.

“Dyshohet se është dëmtuar xhami i dritares në një zyrë të Inspektoratit Komunal nga një predhë (plumb) qorr. Në vendin e ngjarjes njësitë policore pas një pune operative hetimore kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, i cili kishte shtënë me armë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.