PZAP-i hedh poshtë ankesën e LVV-së ndaj LDK-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila pretendonte se kandidati për deputet nga LDK-ja, Sokol Haliti, kishte shkelur rregullat gjatë një aktiviteti në Viti.

Në vendimin e tij, PZAP-i vlerësoi se pretendimet e LVV-së ishin të pabazuara dhe të paargumentuara, pasi nuk u ofruan prova të qarta dhe bindëse që aktiviteti kishte ndonjë lidhje me fushatën zgjedhore ose thirrje për votim.

Videoja dhe fotografitë e paraqitura nga LVV-ja nuk treguan asnjë simbol zgjedhor apo aktivitet politik të LDK-së, duke dëshmuar se aktiviteti kishte të bënte me përurimin e një shkolle dhe jo me promovimin e subjektit politik.

PZAP-i tha se pretendimet e tilla LVV nuk arriti t’i mbështesë në dëshmi të qarta.

Në këtë mënyrë ankesa u hodh poshtë si e pabazuar.