Lajçak: Përparimi në dialog, në interes për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit ka hapur një mundësi për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim të në platformën X, Lajçaku njoftoi se gjatë takimit të fundit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq ata diskutuan mbi gjendjen aktuale të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai theksoi se përparimi i mëtejshëm në këtë proces është i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të përbashkët të Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian.
"Theksova se Marrëveshja e Ohrit 2023 hapi rrugën përpara për normalizimin. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre në Bashkimin Evropian", ka shkruar Lajçaku.
In our last meeting in my current role, @predsednikrs @avucic and I spoke about the state of play in the Dialogue. I underlined that the 2023 Ohrid Agreement paved the way forward towards normalisation. Further progress is in the interest of Serbia, Kosovo and their ë future. pic.twitter.com/BoVjpWS7iJ
— Miroslav Lajëák (@MiroslavLajcak) January 21, 2025