Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision shfaqin hapur mbështetjen për protestat në Serbi

Përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurovision 2025, janë përfshirë në një ngjarje politike dhe jo në Shqipëri, por në Serbi.

Shkodra Elektronike, e cila para një muaj fitoj edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës në RTSH me këngën “zjerm”, duket se kanë ndezur rrjetin me një postim që kanë bërë në faqen e tyre në Instagram, ku kanë publikuar një fotografi nga prostestat e studentëve kundër regjimit që po mbahen në Beograd të Serbisë, shkruan Zeri.info.

Një postim i tillë në të cilën shprehej mbështetja për studentët serbë që po prostesojnë në Beograd, duket se ka ngjallur reagim të ndjekësit e tyre, ku më pas kanë fshirë postimin pas disa orës, raporton Zeri.info.

“Shkodra Elektrinike qëndron gjtihmonë me studentët. Vazhdoni me shndrit”, shkruhej në postim./Zëri