Antony do të huazohet te Betisi

Antony pritet të gjejë prehje në La Liga pasi që nuk po bën vend në “Old Trafford”.

Real Betisi raportohet se do ta huazojë brazilianin e Manchester United-it deri në fund të stinorit.

Sipas raportimeve nga Relevo, Djajtë e Kuq do t’ia paguajnë mbi gjysmën e pagës gjatë kësaj periudhe.

Sidoqoftë, klubi andaluzian duhet ta aktivizojë në një numër ndeshjesh brazilianin në mënyrë që të mos përballet me ndonjë ndëshkim financiar.