Bedri Hamza: Me mua kryeministër, shteti do të jetë mbështetës i sektorit privat dhe jo pengues

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë.

Hamza ka thënë se nuk ka asnjë dyshim se për “Solid”-in, kompanitë e vyeshme të Suharekës dhe krejt sektorin privat, do të bëhet shumë ma mirë pas 9 shkurtit.

“Me mua, shteti do të jetë mbështetës i sektorit privat, jo pengues. Ne do të kemi reforma edhe në pjesën e politikave fiskale, edhe në pjesën e lehtësimit në financa, për shkak se neve na nevojitet prodhimi me qëllim që t’i zëvendësojmë importet, por të rrisim edhe eksportet. Do të kalojmë pagesën e TVSH-së në brendi, do t’i lirojmë prej pagesës së tatimit në fitim korporatat ose bizneset që investojnë më shumë se 500 mijë euro dhe punësojnë më shumë se 50 punëtorë. Do të ketë lehtësira të tjera edhe për eksportues, varësisht prej vëllimit dhe nivelit të eksporteve. Krejt këto, që me e mbështet sektorin privat dhe me i mbështet ndërmarrësit”, ka thënë Hamza.