Ambasadori italian pas homazheve te varri i Rugovës: Lider historik, udhëhoqi Kosovën paqësisht drejt lirisë e pavarësisë

Antonello De Riu, ambasadori i Italisë në Kosovë, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e vdekjes së tij.

Kështu është njoftuar nga Ambasada e Italisë, ku është shtuar se De Riu në homazhe ka qenë i shoqëruar edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

Në postim, Rugova vlerësohet si një lider “historik që udhëhoqi paqësisht Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë”.