19 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova
Sot u bënë 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar 2006.
Në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova, nën organizimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të mbahen një sërë aktivitetesh.
Sipas njoftimit të Presidencës, në orën 09:00 Osmani dhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës do të bëjnë homazhe te varri i presidentit Rugova, në Velani.
Më pas, në orën 11:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore për nder të presidentit Rugova, ndërkaq pas përfundimit të ceremonisë do të hapet ekspozitë e fotografive të presidentit Rugova, nga fotografi Hazir Reka.
Gjithashtu në orën 12:00 bëhet promovimi i librit më të ri të fondacionit “Ibrahim Rugova” të përgatitur nga Ndue Ukaj, me titull “Rugova, prijësi intelektual”.
Do të marrë pjesë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.