Gjendet i vdekur një 70-vjeçar në Suharekë

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Grejkovc të Suharekës të hënën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima, i lindur në vitin 1954, është gjetur në rrugën “Përparimi”, derisa më pas është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, deklaroi se fillimisht viktima ishte dërguar në QKMF-në në Suharekë.

“Aty mjekët e kanë konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar si hetim i vdekjes dhe se Policia ka marr të gjitha veprimet e nevojshme për rastin”, tha Bytyqi. /telegrafi