Koalicioni për Familjen pret mysafirë për kafe në “odën” afër Qeverisë
Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale ka organizuar performancën artistike në sheshin “Skënderbeu” të titulluar “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafir”.
Kjo ngjarje do të zhvillohet si pjesë e kampanjës “Shqiptari në Parlament” dhe ka për qëllim t’i ofrojë qytetarëve mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me kandidatët e Koalicionit për Familjen.
Sokol Plakolli, pjesë e listës së Koalicionit për Familjen, i cili do të jetë i veshur me rroba tradicionale në një “odë” të improvizuar në Sheshin “Skënderbeu” do të presë mysafirët për një moment të veçantë dhe të ngrohtë në këto ditë dimri.
Kjo ngjarje do të zhvillohet çdo ditë nga data 20 janar deri më 7 shkurt, nga ora 12:00 deri në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”, afër Qeverisë së Kosovës.