“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitete me rastin e inaugurimin e Trumpit si president
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nderë të inaugurimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot organizon disa aktivitete.
Në orën 11:00, kjo shoqatë, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton do të zëvendësoj flamurin dhe do të vendos një flamur të ri të shoqëruar me një fjongo.
Kurse, në orën 13:00, në zyrën e shoqatës janë ftuar një numër i kufizuar personalitetesh për të ngritur një dolli urimi për këtë rast të rëndësishëm.