Rrjedhin fotot e para të Volkswagen T-Roc 2025

Fotot e para të gjeneratës së ardhshme të Volkswagen T-Roc janë zbuluar përpara prezantimit të tij zyrtar, i cili pritet të bëhet më vonë këtë vit.

Në bazë të fotove, T-Roc duket në përputhje me Passat, Tiguan dhe Golfin e ri të zbuluar vitin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu pritet të ndajë pjesën më të madhe të përbërjes teknike me ato vetura, me shumë gjasa duke përdorur të njëjtën platformë MQB Evo dhe motorët e tyre me benzinë, naftë dhe hibrid.

Një version elektrik nuk pritet të ofrohet:

Ky boshllëk në linjën e markës pritet të plotësohet nga një model i ardhshëm që bazohet në një zhvillim të platformës MEB të ID 3 dhe pritet në vitin.

Ndryshe, T-Roc i ri do të zbulohet në muajt e ardhshëm.

Çmimet pritet të rriten pak krahasuar me ato të veturës aktuale, e cila fillon nga 29,045 paund. /telegrafi