Influencuesja e tronditur dhe në lot pasi TikTok-u u ndalua në Amerikë

Influencuesja amerikane, Alix Earle, është shumë e mërzitur nga mbyllja e TikTok në ShBA.

Earle u bë e famshme përmes videove të saj në TikTok, të cilat ajo filloi t’i bënte kur ishte në kolegj në Universitetin e Miamit.

E njohur për videot e saj “Get Ready With Me” dhe përmbajtjet përkatëse të stilit vlog, ajo ka grumbulluar 7.2 milionë ndjekës në platformë.

Megjithatë, pas njoftimit të ndalimit të TikTok në Amerikë, ajo ndau një video duke qarë.

Aplikacioni që e bëri atë të famshme tani është ndaluar në SHBA, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë vetëm disa ditë përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën për mandatin e tij të dytë.

@alixearle

I truly feel sick to my stomach & I cried myself to sleep last night. I love you all ë

ë it hurts, now that you're gone - i don't like mirrors

“Nuk mund të fle, jam shumë e trembur për këtë. Jam shumë e trishtuar, thjesht po mendoj se si do të zhduken të gjitha kujtimet.

Të dua shumë dhe thjesht ndihem sikur të kam të kthehem tek ju menjëherë”, tha ajo mes lotësh.

Earle thuhet se fiton midis 40,000 dhe 70,000 dollarë për partneritetet e markave përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi