Nëna me fëmijën e mitur dalin nga shtëpia, nuk dihet vendndodhja e tyre

Një grua bashkë me fëmijën e saj dyshohet se janë zhdukur në Mitrovicë të Jugut.

Sipas policisë, nëna me fëmijën janë larguar nga shtëpia dhe nuk ka ende njohuri se ku ndodhen ata.

“Raportohet se viktima femër kosovare së bashku me fëmijën e saj të mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen, rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /Zëri