Hyseni: Pensionistët meritojnë trajtim të dinjitetshëm, ndryshimi po vjen më 9 shkurt

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, ka theksuar se pensionistët janë kategoria më e rëndësishme që kërkon vëmendje dhe përkujdesje të veçantë. Ai ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen ata dhe ka theksuar se kjo situatë duhet të ndryshohet urgjentisht.

Ai ka shtuar se keqqeverisja e deritanishme nuk ka bërë asnjë hap për të ndihmuar pensionistët, duke i lënë ata në një situatë të vështirë financiare.

Hyseni ka bërë thirrje për ndryshim dhe ka siguruar se LDK-ja do të ofrojë një politikë më të drejtë dhe të ndershme për pensionistët e Kosovës.