Viti 1999, koha kur mbi dy milionë myslimanë në Meke luteshin për Kosovën
Ishe muaji maj i vitit 1999 kur në Kosovë po masakroheshin shqiptarët nga forcat serbe, derisa në Meken e shenjtë mbi dy milionë myslimanë luteshin për paqe në Kosovë.
Në një video të rrallë e cila daton nga 14.05.1999, dëgjohet imami i Meke para mbi dy milionë besimtarëve, duke treguar se si po vuanin populli në Kosovë, derisa lufta ishte ashpërsuar me ofensiva kundër popullatës civile nga forcat serbe, transmeton Zeri.info.
“Vuajtje janë ashpërsuar dhe gjendja është keqësuar për vëllezërit tanë myslimanë në Kosovë, atyre u është ngushtuar toka, ani pse është e gjerë!”, dëgjohet imami duke u lutur për Kosovën e cila po vuante nga lufta e ashpër.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë: