Banorët në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë mbeten në errësirë që 7 orë

Banorët e lagjes “ Haxhi Zeka” po përballen më mungesë të energjisë elekrike që nga ora 14:00.

Banorët janë shprehur të shqetësuar pasi thonë se mungesa e rrymës elektrke në këto ditë të ftohta janari, po ndikon tek fëmijët dhe tek të moshuarit, të cilët po ballafaqohen me të ftohtin.

Ata ankohen nga ana e KEDS-it se nuk ka kurrfarë përgjigje nga kryersit e punës të KEDS-it.

Jeton Ismajli nga kjo lagje thotë se për shkak të ftohtit është detyruar që familjen e vet 6 anëtarëshe, ku prej tyre dy janë fëmijë dhe dy të moshuar t'i dërgoj tek familjarët e tij në lagjen Bregu i Diellit.

“ Kjo është e padrejtë, ne jemi parapagues të rregullt të energjisë eketrike dhe tani mbesim me qirinjë si në kohën e luftës. Prindërit e mi të moshuar dhe të sëmurë bashkë me fëmijët e vegjël janë detyrruar gjithë ditën të qëndrojnë të mbështjellur me batanijë”, ka thënë Ismajli. /Zëri