Çfarë ndodh nëse nuk flemë 24 orë?
Për një arsye ose tjetër, mund të gjendeni në një situatë ku do të mundë të ngelnit 24 orë pa gjumë.
Ndonëse mund të jetë e pakëndshme të qëndroni zgjuar për një natë të tërë, nuk do të ketë një ndikim vendimtar në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Megjithatë, mungesa e një nate gjumi ndikon te ju. Studimet kanë krahasuar qëndrimin zgjuar 24 orë të barabartë me përqendrimin e alkoolit në gjak prej 0.10 për qind.
Kjo do të thotë se mungesa e gjumit mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë tuaj për të menduar qartë dhe për të reaguar shpejt, njësoj si të jesh i dehur.
Efektet e tjera që do të mundë të ndikojnë te ju nëse qëndroni 24 orë pa gjumë janë si më poshtë:
Do të keni përgjumje;
Do të jeni të nevrikosur;
Nuk do të jeni në gjendje të merrni vendime;
Nuk do të jeni në gjendje të gjykoni;
Do të keni perceptim të ndryshuar;
Do të keni deficitet të memories;
Do të keni paaftësi të shikimit dhe dëgjimit.