Inaugurimi i Trumpit – bileta deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha

Donald Trump, president i 47-të i SHBA-së, më 20 janar do të marrë zyrtarisht detyrën në Shtëpinë e Bardhë, në një ceremoni zyrtare ku të ftuar janë politikanë të nivelit të lartë, artistë dhe CEO të disa nga kompanitë më të suksesshme në SHBA.

Në inaugurimin e presidentit Donald Trump mund të merrnin pjesë edhe qytetarët, duke blerë biletë prej 2 deri në 4 mijë dollarë, por janë shitur të gjitha.