Zyrtare: Haalandi rinovon kontratën me Man Cityn

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka rinovuar kontratën me klubin anglez.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate në faqen zyrtare në platformën X.

Haaladi me kontratën e re do të jetë pjesë e “Citizens” deri në verën e vitit 2034.

“Erling Haaland ka nënshkruar një kontratë të re 10-vjeçare me Manchester Cityn, duke e mbajtur atë në klub deri në verën e vitit 2034”, thuhet në komunikatën e klubit anglez. /Zëri