Në një bankë në Prishtinë deponohen mbi 300 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara

Mbi 300 euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara, janë deponuar dje në një bankë në Prishtinë.

Paratë e dyshuara i ka konfiskuar Policia për hetime të mëtutjeshme, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se janë deponuar para në vlerë rreth 312 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë e dyshuara janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri