Real Madridi vuan përballë Celta Vigos, por kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Real Madridi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit duke eliminuar Cleta Vigon me rezultat 5-2 vetëm pas vazhdimeve.

Los Blancos e filluan ndeshjen me dominim, duke krijuar raste të mira për gol.

Goli i parë i tyre erdhi në minutën e 37-të, kur Kylian Mbappe shënoi për 1-0.

Pjesa e dytë nisi edhe më mirë për mbretërit, pasi Vinicius Junior që u asistua nga Brahim Diaz shënoi për 2-0 në minutën e 48-të.

Madrilenët lëshuan më pas disa shanse të sigurta për gol, duke vënë në rrezik triumfin e tyre.

Arda Guler ishte i pafat në minutën e 77-të, pasi VAR-i e anuloi golin e tij.

Në minutën e 83-të, Celta Vigo vuri nën ethe Real Madridin, pasi shënuan për 2-1 me anë të Jonathan Bambas.

Real Madridi nuk ia doli të mbante këtë epërsi minimale, pasi Celta shënoi golin e barazimit me anë të Marcos Alonsos që realizoi nga penalltia në minutën e 90+1-t.

Kështu, ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minutat, dhe aty Endrick riktheu epërsinë me një gol në minutën e 108-të.

Katër minuta më  vonë, Fedrico Valverde shënoi në minutën e 112-të për 4-2.

Endrick shënoi edhe golin e dytë personal dhe vulosi kalimin e Real Madridit në gjysmëfinale me rezultatin 5-2. /Telegrafi/