Mustafa: Partia në pushtet ka dështuar dhe ka dëshpëruar gjithë Kosovën
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se partia në pushtet ka dështuar dhe ka dëshpëruar gjithë Kosovën, duke mos pasur vizion dhe plane për të ardhmen.
Sipas tij, qeveria “Kurti” po bën shaka pa krip në kurriz të qytetarëve të këtij vendi.
“Partia në pushtet ka dështuar dhe ka dëshpëruar gjithë Kosovën, pa vizion, pa plane për të ardhmen. Ata bëjnë shaka me qytetarët në vend që të japin përgjigje e të bëjnë zgjidhje. Ata bëjnë vetëm shaka pa krip në kurriz të qytetarëve të këtij vendi. E qytetaret meritojnë një udhëheqës që ka plan për të ardhmen e tyre. Kryeministri i ardhshëm Abdixhiku e sfidoj Albin Kurtin që të dalë me debat, kur do në çdo kohë, por pushteti nuk ka përgjigje”, ka deklaruar Mustafa në konferencën për shtyp.
Mustafa ka theksuar se kjo qeveri po i përbuz qytetarët.
“Pushteti po i përbuz qytetarët. Nuk ndjen që qytetarët kanë nevojë për përgjigje. Qytetarët e din se kush do të vazhdojë zhvillimin e këtij vendi. Ata janë kryeministri i ardhshëm Abdixhiku”, tha Mustafa. /eo