PZAP-i dënon LVV-në me tre mijë euro për gjuhën e përdorur nga Kurti

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me tre mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë.

Sipas PZAP-it, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka akuzuar Kurtin se ka shkelur Kodin e Mirësjelljes.

Ndërsa PZAP-i e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me tre mijë euro, të cilat duhet t’i paguajë në një afat prej 15 ditësh.

Ndërsa, me 20 mijë euro PZAP-i ka dënuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Dokumenti më poshtë: