Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për dhunim në Prizren
Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar këtë të martë në Kosovë.
Ai dyshohet për një rast të dhunimit, që kishte ndodhur në tetor të vitit të kaluar, transmeton Zeri.info.
“Më 14.01.2025, lidhur me rastin, pas një pune hetimore së bashku me autoritetet e Shqipërisë është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me urdhër të gjykatës është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh. /Zëri