E kryer, Juventusi dhe PSG arrijnë marrëveshje për Kolo Muanin

Juventusi dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për sulmuesin francez Randal Kolo Muani, ku ai do të kalojë në huazim pa opsion blerje.

Sipas La Gazzetta dello Sport, PSG ka rënë dakord të dërgojë Kolo Muanin në huazim te Juventusi për pjesën e mbetur të sezonit 2024-25.

Juventusi ka kërkuar një sulmues për të konkurruar me Dusan Vlahovic, i vetmi qendërsulmues në skuadrën e Thiago Mottas.

Biancnerët ranë dakord me PSG-në, ndërsa edhe lojtari më pas pranoi kushtet e klubit italian.

Kolo Muani do të udhëtojë në Torino këtë javë për të kompletuar testet mjekësore, shkruan Fabrizio Romano.

Juventusi po ashtu e do një qendërmbrojtës në ditët në vijim, ku ka disa emra në listë, me Ronald Araujon në krye. /Telegrafi/