Limaj pas tubimit në Suharekë: Po përqafohet programi ynë, çdo qytetar do të ndihet pjesë e zhvillimit të vendit
Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nga Suhareka deklaron se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për projekte te reja sepse “janë të harruar e injoruar nga qeveria”.
Limaj tha se në Suharekë “u përqafua projekti i Nismës”, ku çdo qytetar do të ndihet pjesë e zhvillimit të vendit.
“Në Suharekë u konfirmua fitorja jonë, me entuziazëm dhe vullnet, qytetarët e Suharekës po përqafojnë programin tonë për një Kosovë fituese, veçVEPRA, për antarësim në NATO, pavarsim energjetik dhe zhvillim ekonomik”, shprehet Limaj.
Postimi i plotë: