Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, një i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku janë përfshirë tri vetura.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti për Klanksoova.tv.

Më tej, Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.