Vidhet një argjendari në Prizren, hajnat marrin stoli në vlerë prej 170 mijë eurove

Një vjedhje e rëndë raportohet të jetë kryer mbrëmë në Prizren.

Cak i kësaj vjedhjeje ishte një lokal argjendarish.

Policia e Kosovës u desh të intervenojë pas denoncimit që u bë për këtë vjedhje. Sipas informacioneve të deritanishme, raportohet se nga argjendaria “Gold 2000” është arritur të vidhen katër kilogramë arë dhe argjend.

Vlera e këtyre stolive të vjedhura thuhet se arrin deri në 170 mijë euro.

Rasti në fjalë, që thuhet se u raportua nga pronari të hënën rreth orës 09:00, u konfirmua edhe nga Policia.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, deklaroi se bashkë me Prokurorinë po e hetojnë rastin, që po trajtohet si “Vjedhje e rëndë”.