Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, i ka dorëzuar familjes së tij një mirënjohje Post Mortem për kontributin e tij të shquar patriotik e partiak.
Krasniqi ka thënë se Profesor Cena ishte një personalitet emblematik, një intelektual i spikatur dhe një luftëtar i UÇK-së, i cili i dha Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës gjithçka që kishte
“Ky akt simbolik përfaqëson respektin dhe falënderimin tonë të përjetshëm për një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin tonë kombëtar dhe politik”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.