Frutex prin në kategorinë e pijeve në eksport me 66%
Frutex - kompania lidere e pijeve në Kosovë, në rajon e më gjerë sërish ka qenë një prej kategorive me eksportin më të madh edhe për vitin që lamë pas.
Sipas statistikave, Kosova ka eksportuar 47 milionë euro pije freskuese gjatë vitit 2024, që shënon një rritje për 13 milionë euro në krahasim me vitin 2023.
Kompania Frutex është kompania kosovare që përbën 66% të eksportit të pijeve, ndërsa produkti i saj “Golden Eagle” ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme të shitjeve nëpër Evropë gjatë vitit 2024, duke u bërë një nga pijet më të pëlqyera nga konsumatorët në shumë shtete të Evropës.
Frutex po vazhdon suksesshëm të njoh rritje të pabesueshme, duke u bërë produkti numër një në tavolinat e konsumatorëve. /Zëri
Më poshtë mund të shihni statistikat e publikuara nga Instituti GAP për eksportin: