Alarmante: Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, viktimat të gjitha gra
Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Dy raste në Prishtinë, dy në Fushë-Kosovë, një në Klinë, një në Rahovec, si dhe një në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Policisë, në të gjitha këto raste gratë kanë raportuar në Polici për dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët dhe ish të dashurit, raporton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë, 12.01.2025 - 11:00. Dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje viktima femër/kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Fushë-Kosovë, 12.01.2025 - 12:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër/kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Fushë-Kosovë, 12.01.2025 - 07:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, kishte sulmuar fizikisht viktimën F/K. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati.
Klinë, 09.01.2025 - 11:00. I dyshuari M/K, pas një mosmarrëveshjeje, dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën F/K. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rahovec, 12.01.2025 - 09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në Emergjencë, pasi dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, të dyshuarin mashkull kosovar, dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Gjakovë, 12.01.2025 - 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.