“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në debat ballë për ballë
Gjatë një takimi me demokratët e Lezhës, kryedemokrati, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Rama në një debat përballë njëri tjetrit për të diskutuar mbi punët që janë bërë dhe programet e secilës palë.
Sipas Berishës, Rama i druhet një përballje dhe një ballafaqimi me realitetin e punëve që nuk ka bërë gjatë 12 viteve të qeverisjes socialiste.
“Sa rrin e flet me veten në makinë, hajde më mirë të dalim në shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat, se rregulli këtë ka”.
“Hajde ulemi dhe shpjegoi pensionistëve pse pensioni në Mal të Zi, që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri dhe sot është 450 euro. Si shkoi? Çfarë ka Mali i Zi? As 1\20 e pasurive tona nuk i ka”, tha Berisha.