Përurohet monumenti që përkujton masakrën e Prapashticës
Është përuruar monumenti përkujtimor në Prapashticë, në të cilin kujtohen 1020 viktima të masakruara nga serbët, një ngjarje e përgjakshme që mbetet dëshmi e gjenocidit dhe pjesë e kujtesës historike të Kosovës.
Emra të familjeve dhe personave të masakruar në masakrën e Prapashticës të vitit 1921 e të gravuar në pllaka të mermerta përkrah humanistit Nazim Gafurri, 104 vjet pas, janë dëshmia e gjenocidit të serbëve, të cilët në fshatin Prapashticë kishin masakruar 1020 nga 1500 banorë të Gollakut dhe Llapit.
“Çdo emër është një jetë e ndërprerë dhunshëm, një rrëfim njerëzor që e meriton të kujtohet përjetësisht. E dimë se shumë ende mungojnë dhe është detyrë e jona të vazhdojmë të kërkojmë të mbledhim të dhëna e t’i regjistrojmë”, tha Përparim Rama, kryetar i Komunës së Prishtinës.
Përurimi i monumentit përkujtimor do të jetë pjesë e kujtesës historike të popullit të vuajtur të Kosovës. "Pas vrasjes së burrave të Prapashticës më 11.01.1921 ka pasuar vrasja e qytetarëve, djegja e shtëpive, therja e fëmijëve, grave, në mënyrë që mos të mbetet asnjëri gjallë prej tyre që ta dëshmojë apo ta tregojë historinë", tha ish-kryetari i komunës, Isa Mustafa, banor i Prapashticës.
Do theksuar se Komuna e Prishtinës ka siguruara mjetet nevojshme për ngritjen e memorialit përkujtimor. /rtk