Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla
Një bisedë mes Drenushës dhe Vullnetit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të deklaratave të saj befasuese.
Në një moment të sinqertë, Drenusha komentoi për dinamikat e lojës dhe ndikimin që ish-partneri i saj, Atilla, do të kishte pasur në rast se do të qëndronte në shtëpi.
“Po të qëndronte Atilla, Driloni nuk do mbahej mend që ekziston”, tha Drenusha, duke nënkuptuar se prania e Atillës do të dominonte lojën dhe do të errësonte prezencën e shumë banorëve të tjerë, përfshirë Drilonin.
Sipas saj, natyra e Atillës do të kishin bërë që loja të ishte shumë më e ashpër dhe e tensionuar.
Megjithatë, Drenusha shtoi se personalisht nuk kishte dëshiruar që Atilla të qëndronte në lojë.
Kjo dëshirë e saj lidhej me përvojat e kaluara jashtë shtëpisë, ku ajo përjetoi momente të vështira gjatë marrëdhënies së tyre.
“Unë nuk dua që ai të jetë këtu”, theksoi Drenusha, duke lënë të kuptohet se prania e Atillës do të sillte jo vetëm një tension të madh brenda shtëpisë, por edhe një sfidë emocionale për të. /telegrafi