Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme, bën edhe pak fushatë
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme pas reshjeve të vazhdueshme të borës.
Ai ka thënë se në terren janë 19 kontrata aktive të kompanive që po kujdesen për pastrimin e rrugëve, ndërsa ka shfrytëzuar pak edhe slloganin e partisë “cep më cep” për të bërë fushatë, transmeton Zeri.info.
“Cep më cep Kosovës, me 19 kontrata aktive, jemi duke punuar në teren gjatë gjithë kohës që qarkullimi në rrugë të jetë sa më i lehtë.Të gjitha rrugët janë të kalueshme me gjithë reshjet e vazhdueshme.Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes duke respektuar rregullat dhe duke ju përshtatur kushteve në komunikacion”, ka shkruar Durmishi. /Zëri