Reshjet e borës, MMPHI: Gjendja e rrugëve është e kalueshme
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se gjendja e rrugëve është e kalueshme pas reshjeve të mëdha të borës.
Sipas njoftimit thuhet se këto informata janë nga tereni nga menaxherët rajonal dhe të autodhëve.
“Të rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore që duhet vozitur me kujdes të shtuar”.
“Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve”, thuhet në njoftim.
Ministria kërkon nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe.
Poashtu, edhe Komuna e Prishtinës me anë të një postimi në Facebook, sot ka bërë të ditur se janë pastruar rrugët.