Zjarret shkatërruese në Los Anxhelos, Osmani: Jemi me ju

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos.

Përmes një postim nëplatformën "X", ajo tha se populli i Kosovës është me njerëzit e Los Anxhelosit.

“Për ata që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe kujtimet e dashura, ne vajtojmë me ju. Ne gjithashtu nderojmë thellësisht guximin dhe përpjekjet e palodhura të reaguesve të parë që rrezikojnë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe komunitete”, shkroi Osmani në platformën "X".

Deri më tani, raportohet për 11 viktima, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.